0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëriStorje

Studim: Kriza me koronavirusin ka shpëtuar 77.000 jetë në Kinë vetëm për shkak uljes së ajrit të ndotur

Kriza me kornavirusin në Kinë po vlerësohet se ka shpëtuar mijëra jetë përmes uljes drastike të ndotjes së ajrit nga fabrikat dhe automjetet, tregojnë analizat e profesorit Marshal Burk, shkencëtarë në Universitetin Stenfors.

Uashington, 19 mars 2020 (MIA) – Kriza me kornavirusin në Kinë po vlerësohet se ka shpëtuar mijëra jetë përmes uljes drastike të ndotjes së ajrit nga fabrikat dhe automjetet, tregojnë analizat e profesorit Marshal Burk, shkencëtarë në Universitetin Stenfors.

Burk në studimin që e publikoi magazina Forbs, ka shfrytëzuar të dhëna nga sensorë të qeverisë amerikane në katër qytete kineze për të matur nivelet e grimcave 2.5 PM, të cilat konsiderohen shkaku kryesor për vdekje nga ndotja e ajrit. Ai i ka llogaritur efektet në vdekshmëri në nivel nacional, duke marrë mesataren nga rënia së uljes së ndotjes të ajrit.

Ka konfirmuar se ulja e ndotjes së ajrit për dy muaj “me siguri ka shpëtuar jetën e 4.000 fëmijë deri në moshën pesëvjeçare dhe 73.000 njerëz në moshës mbi 70 vjet në Kinë. Gjatë llogaritjes së tillë konservatore të Bruk nuk janë marrë parasysh raste të tjera vdekjes te personat prej moshës pesë deri 70 vjet. Ai i ka testuar parashikimet e tij edhe me llogaritje  më konservative sërish ka ardhur deri te numri i jetëve të shpëtuara i 1.400 fëmijëve dhe 51.700 të rriturve.

“Edhe në kushte të supozimeve shumë më konservatore, jeta e shpëtuar si rezultat i uljes së ndotjes së ajrit është rreth 20 herë më shumë se numri i vdekjeve të koronavirusit,” shkroi Burk duke përdorur statistikat e publikuara më 8 mars.

Profesori Burk paralajmëron se llogaritjet tij në të vërtet janë parashikime për ndikimin ndaj mortalitetit, e jo matjet, ndërsa numrat e tij nuk i kyç edhe pasojat negative nga kriza me Kovid 19.

“Sidoqoftë, llogaritja ndoshta është rikujtim i dobishëm i pasojave shëndetësore shpesh të fshehura, apo çmimi i konsiderueshëm për shëndetin tonë që paguajmë për stilin e jetës tonë të krijuar. Kodid-19 mund të na ndihmojë të shohim më qartë çmimin që paguajmë. Shikuar më gjerësisht, rënie e ndotjes së ajrit me kësi përmasa mund të çojë në përfitime shumë më të mëdha, duke sugjeruar që duhet të ndryshojmë stilin e jetës tonë”, thotë Burke.

Efektet janë më dramatike në jug të Kinës, në qytetet Shangai dhe Vuhan, por ato ndoshta mund të përsëriten globalisht pasi numri i vendeve që përballen me krizën e koronavirusit po rritet. Kjo është veçanërisht evidente në luginën e lumit. Në veri të Italisë, ku është vërejtur ulje e emetimit të dioksidit të karbonit dhe dioksidit të azotit si rezultat i zvogëlimit të trafikut dhe aktivitetit industrial të zvogëluar, konfirmon Agjencia Hapësinore Evropiane .

Sipas Qendrës për hulumtim të energjisë dhe ajrit të pastër, kjo ulje e numrit të vdekshmërisë si pasojë e ajrit të ndotur duhet të ndodhë në nivel global. Vetëm për një muaj kjo do të thotë shmangie e disa mijëra rasteve të vdekjes për shkak ajrit të ndotur.

“Kjo nuk do të thotë që pandemia vlerësohet si një lloj bekimi i fshehtë, duke pasur parasysh të gjitha vuajtjet që u ka sjellë njerëzve, por tregon se mund të tejkalohet lehtësisht kërcënimi shëndetësor kronik dhe afatgjatë, siç është ndotja e ajrit, për të cilën vlerësohej se është e vështirë të gjendet përgjigje e përshtatshme”, thonë nga Qendra.

Ndërkohë, sateliti ka filluar të regjistroj rritje të nivelit të ndotjes së ajrit në Kinë, siç i lehtëson Qeveria masat për krizën me koronavirusin. sn/

 

Back to top button
Close
Close