0_MIA Investigon.Portal0_Web_AktualeStorje

Studentë pasuniversitarë nga Japonia kanë zgjedhur vendin për një destinacion vizite për studime

Studentë pasuniversitarë të Universitetit “Hokaido” të Japonisë, Nacuko Tomatani, Koxhi Uada dhe Li Zihen, janë mysafirë në Kolegjin Evropian të Menaxhim -Biznesit në Kumanovë në kuadër të një projekti të mbështetur nga programi i vizitave studimore Erazmus + ".

Shkup, 28 Shkurt 2020 (MIA) – Studentë pasuniversitarë të Universitetit “Hokaido” të Japonisë, Nacuko Tomatani, Koxhi Uada dhe Li Zihen, janë mysafirë në Kolegjin Evropian të Menaxhim -Biznesit në Kumanovë në kuadër të një projekti të mbështetur nga programi i vizitave studimore Erazmus + “.

Vizita e Maqedonisë për Nacukon, Koxhin dhe Li, të cilët vijnë nga universiteti që renditet midis 100 më të mirëve në botë, është takimi i tyre i parë me Evropën.

Njëzet e katër vjeçarja Nacuko si sferë të interesit të tij e ka problemin  me refugjatët dhe politikat e mbrojtjes sociale në Maqedoninë e Veriut, me theks në bashkëjetesën etnike të disa grupeve të ndryshme etnike dhe fetare, si një model që ekziston dhe funksionon me sukses në vend. Ajo është veçanërisht e interesuar të zbatojë njohuri dhe përvoja të tilla për të promovuar statusin e pakicës Aino që jeton në Hokaido, për të cilën thotë se përballet me diskriminim, veçanërisht në punësim dhe në arsim.

“Kjo pakicë përbën një përqindje shumë të vogël prej 1-2 për qind të popullsisë në Hokaido. Por kompanitë zakonisht nuk duan të punësojnë anëtarë të kësaj etnie”, thotë Nacuko.

Qëllimi i saj është që pas përfundimit të studimeve pasuniversitare të punësohet në  administratën publike, më saktësisht në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Koxho është 22 vjeç dhe vjen nga Tokio dhe studion në Hokaido. Ka diplomuar në juridik, por interesi i tij i veçantë është pushteti vendor dhe bujqësia dhe përpunimi industrial i produkteve bujqësore. Bujqësia është, thotë ai, industria kryesore në Hokaido. Ai dëshiron të njihet me praktikën e fermerëve individualë dhe përmes intervistave me fermerët të mësojë më shumë rreth traditave vendore në këtë sektor.

Ai ishte i magjepsur nga fshatrat që pati mundësinë të shihte në udhëtimin e tij për në Ohër, pasi, për të, kishin një peizazh shumë të pazakontë. Në perspektivë, ai e sheh veten si pjesë e Ministrisë së Bujqësisë.

Li, 24 vjeç, nga Kina, përqendrohet në çështje që lidhen me partneritetet publike-private, projekte infrastrukturore dhe industrinë e turizmit. Dëshiron të shohë potencialet për zhvillimin e turizmit dhe të tërheqë sa më shumë turistë të huaj, veçanërisht nga Japonia në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.

Të tre janë unanimë se ajo që do të sjellin si përshtypje nga Maqedonia e Veriut  është mikpritja dhe ngrohtësia në komunikimin me banorët e vendit, si dhe shijen e verërave.

Ljubisha Petrushevski, dekan i Eurokolegjit të Kumanovës, sqaron se Nacuko Tomatani, Koxhi Uada dhe Li Zihen janë grupi i tretë i studentëve pasuniversitarë nga Universiteti i njohur botëror Hokaido, si rezultat i bashkëpunimit të vendosur në vitin 2014. Fillimisht, ata filluan të bashkëpunojnë me kolegjin e femrave “Gaçuin” dhe më pas vijon bashkëpunimi me Universitetin “Hokaido”. Ambasada Japoneze asistoi në vendosjen e kontakteve. Sot, bashkëpunimet me kolegë nga Hokaido zhvillohen në nivele të shumëfishta, me pedagogë japonezë që vizitojnë vendin dhe profesorë nga Eurokolegji i Kumanovës dhe gjithashtu në plan është edhe shkëmbim i stafit akademik dhe i studentëve.

“Kemi shkëmbim studentësh me universitete në Evropë përmes “Erazmus +”. Përmes këtij programi si një institucion ne mund të bashkëpunojmë me institucione jashtë Evropës për të cilat kemi përdorur platformën “Erazmus 107”. Ne kemi ide më të mëdha për “Hokaido”. Shpresojmë që përmes “Erazmus” me statutin e ri, i cili fillon në vitin 2020, ne do të zgjerojmë bashkëpunimin tonë me universitete të tjera jashtë Evropës për projekte të përbashkëta. Me “Hokaido” ne duam të fillojmë një projekt ndërinstitucional dhe kemi nevojë për fondet të “Erazmus”. Nëse kjo dështon, njoftohet ndihma e mundshme nga ambasada japoneze”, thotë Petrushevski.

Si kolegj ata janë të interesuar të ofrojnë bursa për vizita të ngjashme dy-javore për studentët e tyre në Hokaido, ku ata mund të ndjekin orë mësimi dhe të shkojnë në kompani të ndryshme për mësime praktike për të fituar njohuri dhe aftësi të reja, diçka që disa studentë tashmë e marrin me vizitat studentore në bashkëpunimim me institucionet në Spanjë, Itali, Maltë, Turqia dhe është paralajmëruar bashkëpunimi edhe me Francën.

“Nëse arrijmë t’u japim atyre përvojë ndërkombëtare nga Azia, unë mendoj se ata do të kenë një pasqyrë të përgjithshme se si funksionon bota moderne, sepse ka të bëjë me menaxherët e ardhshëm,” sqaron Petrushevski.

Universiteti i Hokaido u themelua në vitin 1876 si instituti i parë akademik modern në Japoni. Gjatë historisë së tij të gjatë, kolegji u promovua në Universitet Imperial. Ai është sot një universitet shtetëror me dy kampe në Saporo dhe Hakodate. Ka mbi 18,000 studentë. Sistemi i arsimit të lartë është i ngjashëm me sistemin e Bolonjës, i cili aplikohet në Evropë me 3 + 2 vjet studim.

PVPU Eurokolegj – Kumanovë nënshkroi një Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Hokaido” në vitin 2014 dhe që atëherë çdo vit nga shkurti deri në mars, Universiteti Hokaido dërgon studentë të tij për një vizitë 14-ditore në Maqedoninë e Veriut, gjatë së cilës ata vizitojnë kompani private dhe publike , ministri dhe bashkitë, si dhe marrin pjesë në leksione  si pjesë e punës kërkimore dhe promovimin e njohurive të studentëve të tyre dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e interesit.

Violeta Gerov

Foto: Frosina Naskoviq

Back to top button
Close
Close