
Shkup, 27 janar 2021 (MIA) – Sllovakia në takimin e BE-së në dhjetor dëshmoi se qëndron fuqishëm pas popullit maqedonas dhe plotësisht e mbështesim procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi sot Tomash Strazhaj, drejtor i Asociacionit sllovak për politikë të jashtme (SFPA).
“Qëndrimi I Sllovakisë tregoi për kushte të caktuara të padrejta në procesin e inkuadrimit. Pozita e Sllovakisë dhe Çekisë tregoi se akoma ka vende anëtare në Union, të cilat mendojnë kthjellët kur bëhet fjalë për drejtësi të procesit të zgjerimit dhe t[ë integrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha Strazhaj.
Strazhaj foli në Sesionin e tetë nga cikli i dytë i Grupit të punës 2 – Politika sociale dhe punësimi – Kapitulli 19, me temë “Mekanizmat juridik për rregullimin e marrëdhënieve të punës në kushte të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19: mësime që I mësuam dhe mësime që duhet të mësohen” në Konventën nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoni të Veriut (KNBE-MK).
Ai foli për masat në luftën kundër pasojave nga pandemia që I ndërmorën qeveritë edhe të Maqedonisë së Veriut edhe të Sllovakisë, posaçërisht për përballje me pasojat nga krona me koronavirusit, që më së shumti I preki ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe u treguan si më të ndjeshmet në këtë krizë.
“Është me rëndësi të cek, përveç ndihmës së qeverive, është se patëm përgjigje të përbashkët në nivel të Bashkimit Evropian – plani për ripërtëritje të ekonomisë që BE e miratoi në Samitin në dhjetor, që tregoi se vendet anëtare të BE-së mund të bashkohen në qëllimet e përbashkëta dhe t’I bëjnë bashkw forcat në luftën kundër pandemisë dhe efekteve të saj”, tha Strazhaj, duke përkujtuar se ndihmë e madhe është ndarë edhe për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të përballet me krizën.
Sipas tij, bashkimi I BE-së lidhur me planin e rikuperimit të ekonomisë që I përfshin edhe vendet nga rajoni, tregon se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane dhe se këtu nuk ka dyshim.
“Vullneti i BE-së për t’i ndarë resurset me vendet nga rajoni juaj, tregon se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë në BE dhe se Unioni nuk do të mbetet vetëm në 27 anëtaret e tanishme, por në të do të kyçen edhe disa të tjera, e mes tyre besoj se edhe Maqedonia e Veriut do të ketë vendin e saj të fuqishëm”, vlerësoi drejtori I Asociacionit sllovak për politikë të jashtme, Strazhaj. ab/