• понеделник, 23 септември 2024

Zjarr në një objekt hotelierik në qendër të Ohrit

Zjarr në një objekt hotelierik në qendër të Ohrit

Ohër, 22 shtator 2024 (MIA) – Një zjarr sot pasdite shpërtheu në një objekt hotelierik në qendër të Ohrit, në Sheshin e qytetit.

Flaka shpërtheu në oxhakun e objektit, që falë intervenimit të shpejtë të të punësuarve nga objektet përreth ishte lokalizuar gjegjësisht ishte parandaluar përhapja e flakës.

Në vendin e ngjarjes arriti edhe një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse, kështu që flaka tashmë është shuar dhe është shmangur dëm më i madh material. 

Nuk ka të lënduar në zjarr. fc/

Fotografia: MIA

Остани поврзан