• четврток, 26 септември 2024

ZEN Soirée inkluzive - revi mode, promovim i vlerave të larta të inkluzivitetit shoqëror dhe shoqërisë së hapur

ZEN Soirée inkluzive - revi mode, promovim i vlerave të larta të inkluzivitetit shoqëror dhe shoqërisë së hapur

Shkup, 25 shtator 2024 (MIA) - Në Muzeun e arteve bashkëkohore në Shkup, Shoqata Inkualiti sot përmes ngjarjes ZEN Soirée inkluzive do t'i zgjerojë horizontet e kulturës për modën në Shkup, duke promovuar vlera të larta të inkluzivitetit shoqëror dhe shoqërisë së hapur.

Siç paralajmëruan organizuesit, ZEN Soirée inkluzive ka për qëllim të organizojë përvojë unike të 31 personave me aftësi të kufizuara përmes krijimit të garderobës së përshtatur me të cilën ata do të defilojnë në revinë e modës.

Soirée inkluzive është ngjarje në të cilën aktorë kryesorë do të jenë personat me aftësi unike, drejtpërdrejt të prëfshirës në procesin e modelimit dhe krijimit të koleksionit të garderobës së përshtaturm të punuar sipas masës individuale. Garderoba do t'u dhurohet në tërësi këtyre personave pas prëfundimit të ngjarjes, të cilët me krenari do të defilojnë në pistën e modës dhe do të kenë mundësi t'i artikulojnë sfidat dhe aftësitë e veta, si dhe ta promovojnë nevojën për përfhsirje të tyre aktive shoqërore dhe avancim të cilësisë së jetës. ab/

Foto: Shoqata Ikualiti

Остани поврзан