• вторник, 09 декември 2025

Vadeful: Kina ka ndikim kyç mbi Moskën për paqen në Ukrainë

Vadeful: Kina ka ndikim kyç mbi Moskën për paqen në Ukrainë

 Berlin, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i gjerman i Punëve të Jashtme Johan Vadeful sot i bëri thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj të konsiderueshëm mbi Moskën gjatë konsultimeve mbi armëpushimin në Ukrainë, përpara vizitës së tij të parë zyrtare në Pekin.

"Asnjë shtet tjetër nuk ka aq ndikim mbi Rusinë sa Kina dhe nuk mund ta përdorë peshën e saj politike në mënyrë kaq efektive për të bindur më në fund Rusinë të hyjë në negociata serioze për respektimin e sovranitetit ukrainas", deklaroi Vadeful nga aeroporti i Berlinit, pak para se të niset për në Kinë. 

 Ai theksoi se është në interesin e Gjermanisë "që Kina të kontribuojë në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë". Perëndimi akuzon Kinën për mbështetjen e makinës ushtarake ruse, megjithëse Pekini pretendon të jetë neutral, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Vadeful theksoi se angazhimi me Kinën është i nevojshëm përballë tensioneve ndërkombëtare në rritje dhe se liria, siguria dhe prosperiteti ekonomik janë të lidhura ngushtë me marrëdhëniet me Pekinin. 

"Kjo do të thotë se zhvillimi i këtij dialogu është në interesin tonë - përmes shkëmbimit të drejtpërdrejtë dhe të drejtë", tha ai. 

 Gjatë vizitës, ministri do të ngrejë edhe çështje që lidhen me kufizimet e Pekinit mbi eksportin e elementëve të rrallë tok[sore, të cilët janë kritikë për pjesën më të madhe të industrisë gjermane.

Në Kinë, Vadeful do të pritet nga zëvendëspresidenti Han Zheng dhe do të zhvillojë bisedime me ministrin e Punëve të Jashtme Vang Ji dhe ministrin e Tregtisë Vang Ventao. Gjithashtu, ai  do të takohet edhe me Liu Hajsing, ministër i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. 

Shefi i diplomacisë gjermane do të ngrejë edhe temat për situatës në Lindjen e Mesme, si dhe shqetësimet në lidhje me Detin e Kinës Jugore dhe Ngushticën e Tajvanit. Ai theksoi se një ndryshim në statusin e Tajvanit mund të ndodhë vetëm përmes marrëveshjes dhe mjeteve paqësore.

Vadeful shtoi se Kina, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB-së, ka përgjegjësi për paqen, stabilitetin dhe respektin për Kartën e KB-së. 

 Ai duhej të vizitonte Kinën në fund të tetorit si ministër i parë në qeverinë e re të kancelarit Fridrih Merc, por e shtyu vizitën pasi nuk arriti të merrte konfirmim për takimet me liderët kryesorë kinezë.

I pari, nga udhëheqja aktuale gjermane që vizitoi Kinën ishte zëvendëskancelari dhe ministër i Financave Lars Klingbajl, në mesin e nëntorit. Merci planifikon të udhëtojë për në Pekin në fillim të vitit të ardhshëm 

 Foto: DPA

 

Остани поврзан