• недела, 22 септември 2024

Ushtria izraelite dhe Hezbollahu vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin përtej kufirit

Ushtria izraelite dhe Hezbollahu vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin përtej kufirit

Tel Aviv, 22 shtator 2024 (MIA) – Armata izraelite dhe lëvizja libaneze “Hezbollah” edhe sot vazhdojnë të bombardojnë njëri -tjetrin përtej kufirit. 

IDF njoftoi se grupi i mbështetur nga Irani ka qëlluar më shumë se 100 raketa nga fillimi i ditës. Zjarrfikësit izraelitë shuanin zjarre të shkaktuara nga granatimi. 

Hezbollahu, nga ana e tij, njoftoi se i ka sulmuar kapacitetet izraelite për prodhimin e armëve. 

Grupi e quajti bombardimin “përgjigje të parë” për shpërthimet në Liban të martën dhe të mërkurën –operacioni i është atribuar Izraelit – në të cilin humbën jetën 37, ndërsa ishin plagosur rreth 3.000 njerëz. 

E bombarduam kompleksin ushtarako – industrial Rafael në veri të Izraelit me “dhjetëra granata”, njoftoi Hezbollahu. 

Ushtria izraelite njoftoi se grupi libanez ka gjuajtur rreth 115 raketa ndaj caqeve civile në Izraelin verior. Shtohet se si përgjigje sulmojnë caqe të Hezbollahut në Liban. 

Edhe dje kishte bombardime mes Izraelit dhe grupit libanez. Përshkallëzimi i tensioneve gjatë ditëve të fundit e rriti frikën nga konflikti më i gjerë në rajon. fc/

Остани поврзан