• понеделник, 08 декември 2025

Umerov njoftoi se Zelenski sot do t'i marrë të gjitha dokumentet për planin e paqes

Umerov njoftoi se Zelenski sot do t'i marrë të gjitha dokumentet për planin e paqes

Kiev, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot do të informohet për bisedimet e ekipit të tij me funksionarët amerikanë lidhur me planin e paqes dhe do t'i marrë të gjitha dokumentet relevante, deklaroi kryenegociatori ukrainas Rustem Umerov.

Detyra kryesore e ekipit negociues ukrainas gjatë bisedimeve të paradokohshme në SHBA ka qenë që të marrë informacione gjithpërfshirëse për bisedimet në Uashington me Moskën dhe të gjitha projekt-rezolutat, shkroi Umerov në rrjetet sociale.

"Së bashku me të gjithë partnerët duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që ta përfundojmë këtë luftë me dinjitet", shtoi sekretari i Këshillit për mbrojtje nacionale dhe siguri të Ukrainës.

Bisedimet zhvillohen tashmë disa javë në bazë të planit paqeruajtës të mbështetur nga SHBA-ja për dhënie fund të konfliktit më vdekjeprurës në Evropë nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton gazeta parisieve "Le Mond".

Zelenski deklaroi të shtunën se ka pasur një bisedë të gjatë telefonike me të dërguarin amerikan Stiv Vitkof dhe dhëndrrin e presidentit amerikan Xhared Kushner.

Presidenti ukrainas sot në Londër do të takohet me kryeministrin britanik Kir Starmer, presidentin e Francës, Emanuel Makron dhe me kancelarin gjerman, Fridrih Merc. mb/

 

Остани поврзан