• среда, 25 септември 2024

Ukraina mori pajisje për çminim nga Kanadaja dhe SHBA-ja

Ukraina mori pajisje për çminim nga Kanadaja dhe SHBA-ja

Kiev, 25 shtator 2024 (MIA) - Shërbimi special transportues shtetëror i Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes mori seri pajisjesh humanitare për çminim e cila arriti nga ana tjetër e Atlantikut, lajmëroi Ukrinform.

Pajisja në vlerë prej 230.000 dollarëve përfshin detektorë për metal, veshje mbrojtëse, vegla të specializuara për çminim dhe pajisje për ndriçim, "të cilat dukshëm do ta prëmirësojnë efikasitetin dhe sigurinë e çminuesve, thekson shërbimi për shtyp i Shërbimit special transportues shtetëror.

Pajisja iu dorëzua çminuesve të cilët kaluan trajnim në qendrën e specializuar për çminim dhe çaktivizim të bombave në Kosovë.

Donacioni është nga fondacioni humanitar kanadez "Mriya Aid Org Inc." dhe kompania amerikane Safe Pro Group Inc., kumtoi shërbimi shtetëror, duke shprehur falënderim për përkushtimin ndaj kauzës së Ukrainës.

"Kjo mbështetje është kontribut i rëndësishëm për garantim të sigurisë në territoret e çliruara të Ukrainës dhe kotnribuon për kthim më të shpejtë të jetës në këto rajone", thuhet në kumtesë.

Siç kumtoi paraprakisht Ukrinform, duke iu referuar të dhënave nga kryeministri ukrainas, Denis Shmigal, pej fillimit të vitit 2024, mbi 200.000 hektarë tokë bujqësore janë kontrolluar dhe pastruar nga minat.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, Ukraina duhet të angazhojë pothuajse 10.000 çminues për ta pastruar territorin nga minat ruse dhe mjetet e pashpërthyera. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан