U nda çmimi shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" 2025 fituesve të këtij viti
- – Në Kuvend sot Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” e ndau çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2025.
Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) – Në Kuvend sot Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” e ndau çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2025.
Fitues i çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për realizim në sferën e edukimit dhe arsimit është akademik Vitomir Mitevski, filozof dhe filolog klasik, ndërsa çmimin për arritje në sferën e kulturës dhe artit e marrin Zhivoin Glishiq, kompozitor dhe Bedi Ibrahim, artist figurativ.

Vendimin për fituesit e këtij viti të çmimit e ka marrë Këshilli nën kryesimin e shkrimtarit Tomisllav Osmanli.

Në emër të fituesve të çmimit u falënderua akademiku Mitevski, i cili në fjalimin e tij theksoi se kultura nënkupton kultivim të frymës e cila është veçori thelbësore e qenies njerëzore.

Mitevski theksoi se një shtet i cili kujdeset për kulturën e tij, i cili di t’i njohë vlerat e kulturës së tij, meriton çdo respekt.
Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për arritjet shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, mbrojtjes dhe avancimit të rrethinës njerëzore dhe në veprimtarinë sociale me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. fc/
Foto: MIA