• вторник, 09 декември 2025

Trampi ka nënshkruar urdhër ekzekutiv për krijimin e grupeve të punës për të garantuar sigurinë e zinxhirit të furnizimit me ushqim në SHBA

Trampi ka nënshkruar urdhër ekzekutiv për krijimin e grupeve të punës për të garantuar sigurinë e zinxhirit të furnizimit me ushqim në SHBA

Uashington, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për krijimin e grupeve të punës për të siguruar sigurinë e zinxhirit të furnizimit me ushqim në SHBA, njoftoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Grupet e punës do të jenë pjesë e përpjekjeve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit Federal të Tregtisë (FTC) të SHBA-së për të luftuar çmimet jotransparente dhe sjelljen anti-konkurruese.

"Administrata ime do të ndërmarrë masa për të përcaktuar nëse sjellja antikonkurruese, veçanërisht nga kompanitë e huaja, po rrit koston e jetesës për amerikanët dhe do të adresojë çdo kërcënim të sigurisë kombëtare që lidhet me zinxhirët e furnizimit me ushqim", tha Tramp në urdhër.

Sipas urdhrit ekzekutiv, ministri i drejtësisë dhe kryeprokuror i SHBA-së dhe kryetari i Komisionit të Tregtisë do të jenë në gjendje të ndërmarrin veprime zbatuese dhe të propozojnë qasje të reja rregullatore nëse përcaktojnë sjellje anti-konkurruese gjatë hetimit. sa/

 

Остани поврзан