Trampi anulon 90 për qind të marrëveshjeve për ndihmë të huaj të USAID-it
- Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp kumtoi se anulon 90 për qind të marrëveshjeve për ndihmë të huaj të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe 60 miliardë dollarë ndihmë nga SHBA përreth botës.

Uashington, 27 shkurt 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp kumtoi se anulon 90 për qind të marrëveshjeve për ndihmë të huaj të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe 60 miliardë dollarë ndihmë nga SHBA përreth botës.
Administrata, gjithashtu, i publikoi rezultatet e rishikimit të çdo programi të USAID-it, që ishte urdhëruar nga Trampi dhe Departamenti i Shtetit.
Siç theksohet, ky vendim është nxitur me urdhër gjyqësor që u dha zyrtarëve deri në fund të ditës të mërkurën ta anulojnë bllokadën e administratës së Trampit për financim të ndihmës së huaj.
Përfaqësuesit e administratës së Trampit, pas paralajmërimeve të shumta nga gjyqtari federal në këtë rast, gjithashtu të mërkurën thanë se kanë vazhduar me pagesën e llogarive të USAID-it pas pezullimit disamuajsh të pagesave, duke liruar disa trilion dollarë borxh për dërgesën. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s