• вторник, 09 декември 2025

Tramp: Jam i zhgënjer, Zelenski është i gatshëm ta nënshkruajë propozim paqen e SHBA-së

Tramp: Jam i zhgënjer, Zelenski është i gatshëm ta nënshkruajë propozim paqen e SHBA-së

Uashington, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, pas tre ditësh bisedimesh midis Uashingtonit dhe Kievit në Florida,  mbrëmë deklaroi se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski "nuk është gati" të nënshkruajë propozimin e paqes të SHBA-së që ka për qëlllim t’i japë fund luftës me Rusinë.

"Jam pak i zhgënjyer që presidenti Zelenski nuk e ka lexuar ende propozimin, kjo ishte disa orë më parë. Popullit të tij i pëlqen, por ai nuk e bëri", tha Tramp mbrëmë në një bisedë me gazetarët.

Tramp shtoi se Rusia, siç beson ai, pajtohet me marrëveshjen e propozuar, por se nuk është i sigurt nëse propozimi i përshtatet Zelenskit. Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka miratuar publikisht planin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ligjvënësit amerikanë Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner u takuan me të në Kremlin javën e kaluar, por nuk arritën përparim të qartë.

Nga ana tjetër, negociatat midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas përfunduan të shtunën pa ndonjë përparim të dukshëm, ndërsa Zelenski që i quajti bisedimet "konstruktive, megjithëse jo të lehta", thekson "Gardian".

Komentet e Trampit vijnë përpara takimit të Zelenskit në Londër sot me kryeministrin britanik Kir Starmer dhe liderëve të Francës dhe Gjermanisë. mb/

Foto: DPA

Остани поврзан