Takim i Rutes, Koshtas, Fon der Lajenit dhe Zelenskit sonte në Bruksel
- – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot në rezidencën e tij zyrtare në Bruksel do të ketë takim me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski, me njeriun e parë të Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, njoftoi Shërbimi për informim i Aleancës.
Bruksel, 8 dhjetor 2025 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot në rezidencën e tij zyrtare në Bruksel do të ketë takim me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski, me njeriun e parë të Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, njoftoi Shërbimi për informim i Aleancës.
Takimin e konfirmoi edhe kryezëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinjo, e cila saktësoi se do të mbahet takimi sonte.
“Nuk do të hyj në hollësitë për atë çka mund të diskutohet në këtë takim, por është e qartë se ai mbahet në dritën e diskutimeve vijuese për paqe në Ukrainë”, tha Pinjo.
Në lidhje me takimin e Fon der Lajenit me kancelarin gjerman Fridrih Merc dhe kryeministrin belg Bart de Veber të premten në Bruksel, kushtuar planit të KE-së për shfrytëzimin e mjeteve të ngrira ruse për pagesë të “kredisë për riparime” për mbështetje të Ukrainës, Pinjo u përgjigj se ai ishte “takim i mirë”.
“Ky mundësoi shkëmbim të mirë pikëpamjesh dhe diskutimet mbi kredinë e riparimeve do të vazhdojnë deri në Këshillin Evropian javën e ardhshme, në të cilin qëllimi është të arrihet vendim përfundimtar dhe zgjidhje e qartë për mbështetjen e financimit të nevojave të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027”, shtoi Pinjo. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s