• вторник, 09 декември 2025

Të paktën 25 persona humbën jetën nga zjarri në një klub nate në Indi

Të paktën 25 persona humbën jetën nga zjarri në një klub nate në Indi

Nju Delhi, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Të paktën 25 persona humbën jetën pasi shpërtheu zjarr në një klub nate në shtetin federal indian Goa, njoftuan mediat lokale herët në mëngjes, duke cituar policinë shtetërore.

Shumica e viktimave besohet se ishin të punësuar në objekt, raportuan "Indian ekspres dhe media tjera.

Autoritetet dyshojnë se zjarri, i cili shpërtheu rreth mesnatës, është shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit në hapësirën e kuzhinës së klubit, E citon agjencia gazetareske PTI deklaratën e kryeshefit të policisë në Goa.

Incidenti gjoja ndodhi në qytetin bregdetar Arpora në Goan veriore, rajon i njohur për plazhet e tij, jetën e natës dhe klimën tropikale që tërheq turistë vendor dhe të huaj. Muajt dimëror zakonisht janë kulmi i sezonit në shtetin më të vogël indian, transmeton DPA. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан