Të paktën 23 persona janë lënduar në tërmetin në Japoninë verilindore
- ë tërmetin e fuqishëm, i cili dje e goditi Japoninë verilindore, janë lënduar 23 persona. Tërmeti shkaktoi edhe cunami me dallgë të larta deri 70 centimetra në vendbanime nëpër bregdetin pacifik, kumtuan autoritetet lokale.
Tokio, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Në tërmetin e fuqishëm, i cili dje e goditi Japoninë verilindore, janë lënduar 23 persona. Tërmeti shkaktoi edhe cunami me dallgë të larta deri 70 centimetra në vendbanime nëpër bregdetin pacifik, kumtuan autoritetet lokale.
Rreth 800 amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike, informoi sekretari kryesor i kabinetit, Minoru Kihara. Ai deklaroi se në elektranat bërthamore në rajon po kryhen kontrolle dhe deri tani nuk janë zbuluar parregullsi.
Qeveria japoneze kumtoi se ende po vlerësohen dëmet nga tërmeti, i cili e goditi vendin rreth orës 23:15 sipas kohës lokale (16:15 sipas kohës së mesme evropiane). Epiqendra ka qenë në pacifik, rreth 80 kilometra nga bregun i Aomorit. bsh/
Foto: EPA