Të paktën 14 të vdekur nga përmbysja e një autobusi në Algjeri
- Gjatë përmbysjes së një autobusi i cili transferonte pasagjerë në relacionin mes vendeve Beshar dhe Tinduf, në jugun e largët të Algjerisë, humbën jetën 14 persona, ndërsa 34 u lënduan, njoftuan sot përfaqësuesit e mbrojtjes civile lokale.
Algjer, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Gjatë përmbysjes së një autobusi i cili transferonte pasagjerë në relacionin mes vendeve Beshar dhe Tinduf, në jugun e largët të Algjerisë, humbën jetën 14 persona, ndërsa 34 u lënduan, njoftuan sot përfaqësuesit e mbrojtjes civile lokale.
Fotot e publikuara nga faqet e mediave lokale tregojnë autobusin të përmbysur pranë rrugës në qytetin Tebelbala, rreth 400 kilometra në jug të Beshar, në jugun e vendit, raporton Figaro.
Presidenti algjerian Abdelmaxhid Tebun tha se ishte i "trishtuar" nga aksidenti dhe u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave. sa/
Foto: MIA arkivi