• петок, 27 септември 2024

Shumë të arrestuar dhe të lënduar në derbin e qytetit mes Xhenovas dhe Sampdorias

Shumë të arrestuar dhe të lënduar në derbin e qytetit mes Xhenovas dhe Sampdorias

Xhenovë, 26 shtator 2024 (MIA) - Tetë persona janë arrestuar, ndërsa dhjetë përfunduan në spital pas përleshjeve të mbrëmshme mes tifozëve të Xhenovas dhe rivalit të qytetit Sampdoria.

Pas dy viteve, këto dy klube sërish luajtën mes vete, në xhiron e dytë të Kupës së Italisë. Pas 90 minutave, rezultati ishte 1:1, ndërsa pas realizimit të penaltive, Sampdoria siguroi kualifikimin më tutje.

Mediumet italiane njoftuan se përleshjet mes tifozëve të dy klubeve kanë ndodhur në tërë qytetin, ndërsa kanë zgjatur deri në ora 3 në mëngjes.

Mes tifozëve të lënduar, dhjetë prej tyre janë hospitalizuar, ndërsa janë lënduar edhe pesë policë. bsh/

Foto: Fejsbuk

Остани поврзан