• недела, 22 септември 2024

Shporta konsumatore e vjeshtës përfshin produkte që janë më të përdorura nga qytetarët, thotë Mickoski për akuzat e opozitës

Shporta konsumatore e vjeshtës përfshin produkte që janë më të përdorura nga qytetarët, thotë Mickoski për akuzat e opozitës

Shkup, 21 shtator 2024 (MIA) - Shporta konsumatore e vjeshtës përfshin produkte që janë më të përdorur nga qytetarët, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski në përgjigjen e akuzave të opozitës se kufizohet marzhi i 70 produkteve, për dallim nga koha e LSDM-së kur u morën masa për reduktimin e më shumë se 500 produkteve.

"Kjo shportë vjeshtore është e targetuar dhe është rezultat i një anketë që është bërë me qytetarët se cilat produkte janë më të përdorura këtë vjeshtë. Shportë indentike do të ketë edhe para festave të Vitit të Ri, do të ketë edhe shportë pranverore, kështu që qëllimi ynë si qeveri është që produktet që më së shumti i përdorin qytetarët të përfshihen me këtë masë", ka thënë Mickoski në deklaratën për media dhënë pas vizitës në komunën e Kavadarit.

Sa u përket akuzave nga opozita, ai tha se ato janë pa ide dhe se në kohën e tyre është rritur tatimi mbi vlerën e shtuar nga pesë në dhjetë për qind, si dhe është vendosur një taksë luksi.

Opozita sot përmes një komunikate, madje vlerësoi se masat e Qeverisë janë të vonuara dhe se nuk do të kenë asnjë efekt real në uljen e çmimeve të produkteve dhe standardin e qytetarëve.

Qeveria dje shpalli shportën konsumatore të vjeshtës dhe kufizoi marzhin e fitimit të 73 produkteve ushqimore të cilat duhet të jenë me ulje të çmimeve deri më 31 tetor të këtij viti.

Produktet e përfshira në shportën e vjeshtës në raftet, frigoriferët dhe pajisjet ftohëse duhet të shënohen qartë me mbishkrimin "më pak shpenzime, më shumë për ty".

Vendimi është marrë në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), për indeksin e kostos së jetesës, të cilat tregojnë se krahasuar me gushtin e vitit 2024 me dhjetorin 2023, është evidentuar rritje e kostove të ushqimit për 4 për qind. 

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан