• четврток, 27 февруари 2025

Raporti për aksidentin hekurudhor në Greqi: Tash për tash një material i panjohur shkaku i mundshëm për topin e zjarrit pas aksidentit 

Raporti për aksidentin hekurudhor në Greqi: Tash për tash një material i panjohur shkaku i mundshëm për topin e zjarrit pas aksidentit 

Athinë, 27 shkurt 2025 (MIA) - Një sërë lëshimesh dhe mungesash në hekurudhën greke; fakte dhe dëshmi të shkatërruara në vendin e ngjarjes; prani e mundshme e karburantit të panjohur që e ka krijuar topin e zjarrit pas përplasjes së dy trenave, shkaku për vdekjen është zjarri, janë pjesë e qëndrimeve të anëtarëve të Drejtorisë  kombëare greke për hetim të aksidenteve hekurudhre dhe ajrore dhe sigurisë në transport (EODASAAM), të cilët sot e kanë prezantuar raportin nga hetimi për aksidentin hekurudhor tek Tempi para dy viteve, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nesër mbushen dy vite nga aksidenti hekurudhor, në të cilin jetët i kanë humbur 57 persona, ndërsa sot është prezantuar raporti konkret, i cili ka rol këshillëdhënës, ndërsa në konferencën për stypo në Athinë, që ka filluar me një minut heshtje për viktimat, ishin të pranishëm edhe anëtarët e familjeve të të vdekurve, si dhe avokatët në rastin.

EODASAAM është një organizatë e pavarur e formuar pas aksidentin hekurudhor, edhe pse siç informuan anëtarët, është dashur të ekzistojë që para 20 viteve, qëllimi i raportit i prezanuar sot nuk është që t'i caktojë përgjegjësi ose të përkufizohen fajtorët, por të përmirësohet trafiku hekurudhor në vend, ndërsa në hetim dhe raport kanë punuar së bashku me ekspertë të BE-së dhe hekurudhës evropiane

Treni transportues, siç shpjeguan ka lëvizur me shpejtësi prej rreth 90 kilometra në orë, ndërsa treni i udhëtarëve me rreth 150 kilometra në orë (që të dy në kuadër të shpejtësisë së lejuar), megjithatë në binar të njejtë në drejtie të kundërta, ndërsa ër shumë nga vikmtimat përplasja ka qenë e kobshme dhe pikërisht ky është shkaku i vdekjes.

Pas përplasjes ka pasuar edhe një shpërthim dhe formim i të ashtuquajturës top e zjarrit, ndërsa shefi i njësitit për hetime i EODASAAM, Kostas Kapedanidis theksoi se për pesë deri në shtatë persona, shkaku i vdekjes është zjarri. mb/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан