Qarkullimi në VK Bogorodicë (VK Evzoni) prej orës 17 është ndërprerë përsëri
- – Qarkullimi në VK Bogorodicë (VK Evzoni) prej orës 17 përsëri është ndërprerë, njoftoi sot pasdite Lidhja Automote e Maqedonisë.
Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) – Qarkullimi në VK Bogorodicë (VK Evzoni) prej orës 17 përsëri është ndërprerë, njoftoi sot pasdite Lidhja Automote e Maqedonisë.
Për shkak të grevës së bujqve grekë, ky vendkalim kufitar disa ditë në periudha të ndryshme të ditës është i bllokuar për qarkullim.
Siç informoi paraprakisht LAMM, qarkullimi në VK Evzoni sot ishte bllokuar në orën 11, normalizuar në orën 15, ndërsa prej orës 17 është ndërprerë përsëri. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s