Propozim-buxheti i plotësuar në seancë plenare
- Propozim-buxheti për vitin 2026, i plotësuar me amandamentet e propozuara, sot është në rendin e ditës së seancës së 73-të të Kuvendit. Gjatë debatit për amandamentet në Komisionin amë për financim dhe buxhet, janë pranuar rreth 20-të amandamente nga gjithsej rreth 200 të parashtruarat.
Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Propozim-buxheti për vitin 2026, i plotësuar me amandamentet e propozuara, sot është në rendin e ditës së seancës së 73-të të Kuvendit. Gjatë debatit për amandamentet në Komisionin amë për financim dhe buxhet, janë pranuar rreth 20-të amandamente nga gjithsej rreth 200 të parashtruarat.
Propozim-buxheti për vitin 2026 është një nga dokumentet ekonomike strategjike, që miratohet nga fundi i vitit, e me të cilin përcaktohet rruga e ekonomisë për vitin e ardhshëm.
"Ky buxhet nuk është vetëm dokument me numra dhe tabela - ai është porosi për rritje, investime dhe siguri të qytetarëve, kompanive dhe institucioneve", deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrievska-Koçoska më 14 nëntor para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për financim dhe buxhet.
Me propozimin e buxhetit, tha ministrja, vazhdohet strategjia për shfrytëzimin racional dhe të disiplinuar të mjeteve publike, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës.
_N5nytRadh/placeholder.webp?use_watermark=1)
Projeksionet në Propozim-buxhetin janë rritje reale e PBB nga 3,8 për qind, inflacioni prej rreth 2,5 për qind në kushte të çmimeve stabile të tregjeve ndërkombëtare, rritje e konsumit privat në 2,6 për qind dhe të konsumit publik prej 1,4 për qind. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 39,2 miliardë denarë ose në nivel të 3,5 për qind nga PBB i planifikuar.
Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 374,9 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 414,2 miliardë denarë. Shpenzimet për pagesën e pagave janë 52,6 miliardë denarë, që është rreth tre miliardë denarë më shumë se në vitin 2025, ndërsa shpenzimet për mallra dhe shërbime janë planifikuar në 27,9 miliardë denarë. Për pagesën e pensioneve janë parashikuar 116,8 miliardë denarë, ndërsa 12 miliardë denarë për pagesën e kompensimeve për mbrojtje sociale.
Propozim-buxheti është pika e shtatë në rendin e ditës së seancës. Në kuadër të seancës duhet të shqyrtohen edhe Propozim-ligji për ekzekutimin e buxhetit për vitin 2026, Propozim-plani financiar i Komisionit rregullator për vitin 2026, Propozim-vendimi për përcaktimin e përqindjes së ndarjes së të ardhurave të përgjithshme vjetore për financimin e operacioneve të KRRE-së, plani financiar i Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve kapitale financiare pensionale për vitin 2026, si dhe Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025. bsh/
Foto: MIA arkiv