• вторник, 09 декември 2025

Parqet kombëtare në SHBA kanë shtuar ditëlindjen e Trampit në listën e ditëve pa biletë hyrjeje

Parqet kombëtare në SHBA kanë shtuar ditëlindjen e Trampit në listën e ditëve pa biletë hyrjeje

Uashington, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Parqet kombëtare amerikane kanë shtuar ditëlindjen e presidentit Donald Tramp, 14 qershor, në listën e ditëve kur lejohen vizitat pa paguar biletë hyrjeje, të njëjtën datë me Ditën e Flamurit, njoftoi Shërbimi i Parqeve Kombëtare (NPS).

Ditët e hyrjes falas në parqet kombëtare të SHBA-së kanë ndryshuar për të mos përfshirë më Ditën e Martin Luther King Xhunior dhe Ditën e pavarësisë kombëtare - Xhuntint, e cila shënohet më 19 qershor që përkujton fundin e skllavërisë në SHBA, vetëm disa javë pasi administrata e Trampit njoftoi se do të rriste tarifat për vizitorët që nuk janë shtetas amerikanë ose banorë të përhershëm, raportuan mediat amerikane.

Administrata e ish presidentit të SHBA-së, Xhozef Bajden, më parë e kishte shpallur Ditën e Martin Luther King Xhunior dhe Ditën e Pavarësisë Kombëtare si ditë pa paguar biletë hyrjeje për parqet kombëtare. sa/

Foto: NPS

Остани поврзан