• вторник, 09 декември 2025

Parashtresa e Shoqatës së prindërve të viktimave nga Koçani në seancë të Komisionit të përhershëm anketues

Parashtresa e Shoqatës së prindërve të viktimave nga Koçani në seancë të Komisionit të përhershëm anketues

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot ka caktuar një seancë, në të cilën në rend dite është parashtresa e dorëzuar nga Shoqata e qytetarëve "16 mars 2025 Koçan", e njohur në opinion si Shoqata e prindërve të fëmijëve të cilët e kanë humbur jetën në diskotekën "Puls" në Koçan.  

Në letrën e Shoqatës theksohet se kjo për ta nuk është temë politike, por është një luftë për drejtësi për fëmijët e tyre dhe për parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen. Në letër theksohet se ata nuk kërkojnë asgjë më shumë se ajo që Kushtetuta dhe ligjet duhet ta garantojnë: përgjegjësi dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe jetës njerëzore, ndërsa për të cilat ata vlerësojnë se ekziston detyrim i qartë dhe i menjëhershëm që insitucionet të ndërmarrin veprime. 

"Prandaj nga ju kërkojmë, në përputhje me kompetencat e juaja si komision parlamentar: Të filloni procedurën për shqyrtimin e këtij rasti si shkelje serioze e të drejtave dhe lirive të njeriut, veçanërisht e së drejtës për jetë, sigurisë dhe procesit të drejtë; Të thërrisni për investim të gjitha institucionet, funksionarët dhe individiët relevantë që kanë pasur kompetencë ose kanë qenë në pozicion përgjegjësie para, gjatë dhe pas ngjarjes tragjike; Të nxisni një hetim të thelluar parlamentar përmes Komisionit të përhershëm anketues të Kuvendit që ju udhëhiqni, me qëllim të zbulohet çdo dobësi në sistem dhe çdo fshehje e mundshme, me theks të veçantë në rolin e korrupsionit; Të propozoni ndryshime urgjente në legjislacionin për funksionimin e objekteve të mikpritjes, përfshirë standarde të qarta sigurie, transparencë në dhënien e lejeve dhe forcim të kontrollit mbi organet inspektuese dhe nëse konstatohet se ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut në tragjedinë e Koçanit, të filloni procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike", thuhet, ndër të tjera, në letrën e Shoqatës së prindërve të fëmijëve të vrarë në diskotekën ‘Puls’ në Koçan.

Kryetari i Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe deputet i Levicës, Dimitar Apasiev, më 27 nëntor, kur informoi për caktimin e seancës, bëri të ditur se të ftuar janë presidentja e shtetit, kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministri i Punëve të Brendshme dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve kompetente. Në seancë, prindërit dhe të afërmit e fëmijëve të vrarë në tragjedinë e Koçanit do të mund të flasin nga foltorja e Kuvendit.

Javën e kaluar, përsëri, në propozimin e deputetëve nga shumica parlamentare - VNRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN, në Kuvend u miratua vendim për themelimin e një Komisioni anketues për përcaktimin e rrethanave në veprimtarinë e institucioneve lidhur me tragjeditë dhe aksidentet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili do të përqendrohet në tragjeditë në Koçan, në Spitalin Modular, Durmo Tours dhe Laskarcë.

Në Kuvend sot në orën 11 duhet të fillojë edhe seanca plenare në të cilën në rend dite është Propozimi i buxhetiti të shtetit për vitin 2026. 

Më 19 nëntor, në sallën gjyqësore të INP Idrizovë filloi gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, që ndodhi më 16 mars të këtij viti dhe në të cilin jetën e humbën 63 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbi 200 ishin të lënduar

Gjykimin e udhëheqë gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska dhe po zhvillohet nën masa të përforcuara sigurie, me praninë e të akuzuarve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes dhe shumë gazetarëve. Në bankën e të akuzuarve janë 37 persona – pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë komune, anëtarë të sigurimit dhe nëpunës civilë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан