Paradë ushtarake në Damask me rastin e përvjetorit të parë të rënies së regjimit të Bashar al Asadit
- – Në rrugët e Damaskut sot u mbajt paradë ushtarake e njësiteve të armatës së re siriane dhe forcave të sigurisë, me flamuj dhe uniforma të reja, me rastin e përvjetorit të parë nga rënia e regjimit të Bashar al- Asadit.
Damask, 8 dhjetor 2025 (MIA) – Në rrugët e Damaskut sot u mbajt paradë ushtarake e njësiteve të armatës së re siriane dhe forcave të sigurisë, me flamuj dhe uniforma të reja, me rastin e përvjetorit të parë nga rënia e regjimit të Bashar al- Asadit.

Kreu i ri shtetëror sirian, i kryesuar nga Ahmed al – Shara, zbatoi ndryshime thelbësore në sektorin politik dhe të sigurisë, duke e modernizuar armatën në bazë të përvojave nga lufta civile. Në paradë ishin shfaqur automjete të shumta ushtarake dhe armë të furnizuara nga Turqia, e cila është partnere strategjike e qeverisë së re.

U prezantuan gjithashtu uniforma të reja dhe pajisje shoqëruese, me çka fluturonin helikopterë dhe pajisje ushtarake të trashëguara nga Armata Popullore Siriane e Asadit. Veçanërisht të rëndësishme ishin demonstrimet e dronëve dhe aeroplanëve më të mëdhenj pa pilot, të prodhuar në mënyrë të pavarur, megjithëse ende në kushte gjysmë-industriale.

Xhirimet e tregojnë shkallën e shkatërrimit të infrastrukturës në Damask, e cila pësoi granatime serioze dhe bombardime gjatë luftës civile. fc/
Foto: DPA