• вторник, 09 декември 2025

Në VK Dojran dhe Tabanoc pritet nga 30 deri 40 minuta, mjegull në Kodrën e Diellit dhe Presekë

Në VK Dojran dhe Tabanoc pritet nga 30 deri 40 minuta, mjegull në Kodrën e Diellit dhe Presekë

Shkup, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Në vendkalimet kufitare "Dojran", në mëngjes për dalje nga vendi pritet 30 minuta, ndërsa në Tabanoc koha e pritjes për dalje nga vendi është 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende nëpër rrugë të lagështa, ndërsa dukshmëri të reduktuar për shkak të mjegullës prej 30-40 metra ka në aksin rrugër nga fshati Gajre drejt Kodrës së Diellit dhe nga 100-150 metra në kalimin malor Presekë. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан