• недела, 22 септември 2024

Një seri tërmetesh në afërsi të Malit Athos, më i fuqishmi 4,6 ballë

Një seri tërmetesh në afërsi të Malit Athos, më i fuqishmi 4,6 ballë

Athinë, 22 shtator 2024 (MIA) – Një seri tërmetesh sot paradite ishin regjistruar në krahun e tretë të Halkidikit, në Malin Athos, ndërsa më i fuqishmi ishte me fuqi prej 4,6 ballë sipas Rihterit, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar në Athinë, tërmeti i parë prej 4,1 ballë ishte në pjesën detare 11 kilometra në juglindje të qytetit Uranupoll, vijuan tre më të vegjël ndërmjet 2,6 dhe 3,2 ballë, ndërsa një orë më vonë edhe më i madhi prej 4,6 ballë me epiqendër, gjithashtu në pjesën detare. 

Disa minuta më vonë ishte regjistruar edhe një tërmet prej 3,8 ballë. 

Deri më tani nuk ka informacione për probleme nga tërmetet. 

Në periudhën e kaluar gjithnjë e më e shpeshtë është paraqitja e tërmeteve në afërsi të Malit Athos. fc/

Остани поврзан