• понеделник, 23 септември 2024

Netanjahu: E goditëm Hezbollahun në mënyrë që ata as që mund ta imagjinonin

Netanjahu: E goditëm Hezbollahun në mënyrë që ata as që mund ta imagjinonin

Tel Aviv, 22 shtator 2024 (MIA) – Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi sot se Izraeli “ka vepruar kundër Hezbollahut në mënyrë që ata as që mund ta imagjinonin”.

“Nëse pjesëtarët e Hezbollahut nuk e kuptuan porosinë, ju premtoj, do ta kuptojnë”, tha Netanjahu dhe përsëriti se banorët e Izraelit verior do të kthehen në shtëpitë e tyre pasi që të evakuohen për shkak të kërcënimeve të Hezbollahut nga Libani. 

Netanjahu shtoi se asnjë vend nuk guxon të tolerojë sulme ndaj qyteteve të tij dhe se Izraeli do të bëjë çmos që përsëri të vendosë mjedis të sigurt. fc/

Остани поврзан