• петок, 27 септември 2024

Nebenzja në KS të KB-së: Ushtria ukrainase është në skaj të humbjes së plotë

Nebenzja në KS të KB-së: Ushtria ukrainase është në skaj të humbjes së plotë

Nju-Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - Ushtria ukrainase edhe krahas sasive të mëdha të armëve, përfshirë edhe armë me rreze të gjatë veprimi, është në skaj të humbjes së plotë, deklaroi mbrëmë përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzja, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së kushtuar Ukrainës.

Nebenzja tha se ushtria ukrainase është në skaj të humbjes edhe krahas furnizimit të konsiderueshëm me armë, përfshirë edhe me rreze të gjatë veprimi, dhe krahas mercenarëve të huaj dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të Perëndimit në konfliktin në Ukrainë me qëllim që t'i shkaktohet humbje strategjike Rusisë, lajmëruan mediumet ruse.

"Që të bindemi në atë, mjafton të lexohen raportet ushtarake të cilat tregojnë kolapsin e shpejtë në linjat për konfirmim të Kievit në Frontin lindor, ndërtimi i të cilave zgjati pothuajse tetë vite", theksoi Nebenzja.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir zelenski, mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit deklaroi se presidenti rus, Vlladimir Putin shkeli aq shumë norma ndërkombëtare sa që nuk do të ndalet dhe se Rusia vetëm mund të detyrohet për paqe.

Edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh do të flasë në mbledhjen e KS të KB-sp për Ukrainën, që u thirr me kërkesë të SHBA-sëm Britanisë së Madhe, Francës, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Maltës. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан