• вторник, 09 декември 2025

Ndarje e Çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" 2025

Ndarje e Çmimit shtetëror

Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Në Sallën e Kristaltë të Kuvendit sot në orën 11:00, Këshilli për ndarjen e Çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" do të ndajë Çmimin shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2025.

Fituesi i çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për arritje në fushën e edukimit dhe arsimit është akademiku Vitomir Mitevski, filozof dhe filolog klasik, ndërsa çmimi për arritje në fushën e kulturës dhe artit, u ndahet: Zhivoin Glishiq, kompozitor dhe Bedi Ibrahim, artist figurativ.

Çmimi "Shën Klimenti i Ohrit" është njohja më e lartë për arritjet afatgjata në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан