Në vendkalimet kufitare Dojran dhe Tabanoc për dalje nga vendi pritet 30 gjegjësisht 40 minuta, VK Evzoni (Bogorodicë) i bllokuar për hyrje dhe dalje
- Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mujediseve urbane është mesatar.
Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mujediseve urbane është mesatar.
Siç njofton LAMM në raportin e pasdites, nga ora 11 trafiku në VK Evzoni (Bogorodicë) është bllokuar për hyrje dhe dalje, në VK Niki (Mexhitlia) trafiku është bllokuar vetëm për automjetet transportuese dhe autobusër, ndërsa në VK Dojran trafiku zhvillohet pa pengesa, por për shkak të intensitetit të rritur priten ndalesa për hyrje dhe dalje
Në VK Dojran për dalje nga shteti pritet 30 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për dalje nga shteti është 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare për hyrje dhe dalje nga shteti nuk ka pritje më të gjata nga ana e RMV-së.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/
Foto: MIA