• вторник, 09 декември 2025

Në pikat kufitare Dojran dhe Tabanovc pritet deri në 40 minuta, mjegull në Gjavatë dhe Presekë

Në pikat kufitare Dojran dhe Tabanovc pritet deri në 40 minuta, mjegull në Gjavatë dhe Presekë

Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Trafiku këtë mëngjes në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht vende-vende të lagështa, ndërsa dukshmëri të zvogëluar ka në qafat malore Gjavatë dhe Presekë. 

Ndërmarrja publike "Rrugët e Maqedonisë" informon se në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve më të vogla të dheut, të cilat pastrohen rregullisht. Bëhet thirrje për ngasje të kujdesshme dhe respektim të rregullave të trafikut.

Lidhur me kufijtë, koha e pritjes në pikën kufitare "Dojran" është 30 minuta, ndërsa në pikën kufitare "Tabanovc" për dalje nga vendi është 40 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан