• вторник, 24 септември 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

24 shtator 2024 (MIA)

1143. - Vdiq Innocent II, Papë nga viti 1130 deri në 1143.

1813. - Vdiq Andr Modeste Gretry, kompozitor dhe shkrimtar muzikor, me origjinë belge, kmpozitor më i theksuar i operës komike në shekulin 18.

1834. - Vdiq mbreti Pedro IV i Portugalisë. Ai u pasua nga mbretëresha Maria II.

1869. - Jay Gould dhe James Fisk u munduan të ndërhyjnë në tregun e arit në Shtetet e Bashkuara. Qeveria u përgjigj duke hedhur në treg arin me çmim të ulët, gjë që shkaktoi shumë panik. Eventi u quajt "E premtja e Zezë".

1884. - Lindi Ismet Inonu, gjeneral dhe burrë shteti turk. Ai pasoi presidentin Mustafa Kemal Ataturk në 1938.

 1941. - Nëntë qeveritë aleate shpallën aleancën e tyre përmes Kartës së Atlantikut, një marrëveshje prej 9 pikash, të caktuar nga presidenti amerikan Franklin Rusvelt dhe kryeministri britanik Winston Churchill.

1971. - 90 diplomatë rusë u dëbuan nga Britania, të akuzuar për spiunazh.

1988. - Në lojrat olimpike në Seul, kanadezi Ben Johnson vendosi rekordin e ri botëror në 100 metra për 9,79 sekonda. Gjashtë ditë më vonë, ai u privua nga Medalja, i akuzuar për përdorim të drogave.

1990. - Gjermania Lindore, një nga aleatet kryesorë të Moskës, hoqi dorë nga Pakti i Varshavës për t'u bashkuar me Gjermaninë Perëndimore, anëtare e NATO-s. Gjermania Lindore kishte nënshkruar Paktin e Varshavës së bashku me 7 vende të tjera komuniste, në kohën kur u themelua Grupi Sovjetik në 1955.

1993. - First Lady filipinase, Imelda Markos, ekstravaganca e së cilës kishte ndikuar në rrëzimin e qeverisë së të shoqit, u akuzua për korrupsion. Ajo u dënua  me 18 vjet burg.

1996. - Shtetet e Bashkuara, Kina, Franca, Rusia dhe Britania u bënë të parat nënshkruese të një marrëveshjeje botërore për shkatërrimin e armëve bërthamore.

1996. - Vdiq Pavel Sudoplatov, spiuni rus që vodhi planet e SHBA-së për bombën atomike.

1999. - Në Itali, kryeministri Giulio Andreotti u akuzua si urdhërues i vrasjes së një gazetari në vitin 1979 në finalen dramatike të një prej gjyqeve më sensacionale në vend.

2002. - Vatikani deklaroi zyrtarisht se Nënë Tereza ka hyrë në rrugën e shenjtërimit. Nënë Tereza e Kalkutës, e cila ua kushtoi gjithë jetën njerëzve më të varfër, kaloi provën e parë drejt shenjtërimit, kur Vatikani deklaroi zyrtarisht se ajo zotëronte "vlera heroike".

2003. - Kina testoi me sukses një hedhës satelitësh me katër kate që përdor karburant solid, duke u bërë kështu vendi i tretë pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që kontrollojnë këtë teknologji.

2004. - Në Mombaj, Indi, vdiq Raxha Ramana, fizikante indiane. Konsiderohet si një nga krijueset e bombës bërthamore në Indi.

2004. - Në spitalin qytetin portal verior francez Honfler vdiq Fransoa Sagan, nobeliste franceze.

Остани поврзан