Në ditën e sotme
- 1607. - Kapiteni Xhon Smit me një grup ushtarësh arriti në Virxhinia dhe atë vend e quajti Xhejmstaun, ku është formuar lagjia e parë e përhershme britanike në botën e re.

13 maj 2025 (MIA)
1607. - Kapiteni Xhon Smit me një grup ushtarësh arriti në Virxhinia dhe atë vend e quajti Xhejmstaun, ku është formuar lagjia e parë e përhershme britanike në botën e re.
1629. - Lindi Kristian Hughens, shkencëtar dhe astronom holandez. Ai ka zbuluar unazat rreth Saturnit dhe ishte i pari që përdori pendulin për të rregulluar orën.
1759. - Vdiq organisti, violinisti dhe kompozitori Georg Friderik Handel.
1809. - Trupat e perandorit Napoleoni i Parë hynë në Vjenë.
1842. - Lindi Artur Saliven, kompozitor dhe dirigjent i njohur britanik. Ai është themelues i operas angleze. Vdiq më 22 nëntor zë vitit 1900.
1846. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpallën luftë Meksikos, e cila zgjati dy vjet.
1871. - Në Itali është mirtuar ligji me të cilin Selisë së Shenjtë i lejohet të ketë seli në Vatikan.
1882. - Lindi Zhorzh Brak, piktor francez, njëri nga themeluesit dhe përfaqësues kryesor i kubizmit. Më shumë ka punuar natyrën e vdekur.
1901. - Në Brazil është hequr robëria.
1931. - Spanja u shpall republikë, pasi mbreti Alfonso abdikoi dhe u largua nga vendi.
1965. - Izraeli dhe Gjermania Perëndimore ranë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike. Pas vendimit shumë vende arabe i ndërprenë marrëdhëniet me Bonin.
2004. - Në Indi përfunduan zgjedhjet maratonike parlamentare të cilat zgjatën më shumë se një muaj në të cilat pas tetë viteve në opozitë fitoi Partia Kongrese e Sonja Gandit.
###