• петок, 27 септември 2024
Në ditën e sotme

19 shtator 2024 (MIA) 

1551. - Lindi Henri III, mbret i Francës nga viti 1574-1589 dhe i fundit i monarkëve Valois.

1625. -Në Gurin e Hasit prane Kukësit, u lind kleriku dhe shkrimtari i lashtë shqiptar Pjetër Bogdani. Ishte ndër pjesëmarrësit dhe organizatoret e kryengritjeve shqiptare kundër pushtuesve osmanë. Në vitin 1685 botoi ne shqip, në Padova të Italisë librin "Çeta e profetëve".

1799. - Në betejën e Bergen-Op-Zoom, një forcë e kombinuar ruso-britanike, nën komandën e Dukës së Jorkut, mundet nga një forcë franceze e udhëhequr nga Vandamme.

1802. - Lajos Kossuth, revolucionar hungarez dhe guvernator i përkohshëm i Hungarisë. Pasi u mund nga austriakët në Temesvar në vitin 1849, ai u largua për në Turqi.

1870. - Gjatë Luftës Franko-Prusiane, prusianët filluan rrethimin e Parisit.

1876. - Fshesa e parë me korrent patentohet nga shpikësi i saj Melvil Bisel i firmës Grand Rapids në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1888. - Në Belgjikë zhvillohet konkursi i parë i bukurisë. Çmimin e parë e fitoi Bertha Soucaret, një 18 vjeçare Kreole nga Guadeloupe.

1893. - Zelanda e Re bëhet vendi i parë në botë që i jep grave të drejtën e votës.

1922. - Lindi Emil Zatopak, vrapues çek i distancave të mesme. Ai vendosi 18 rekorde botërore dhe fitoi të 69 garat ku mori pjesë nga viti 1949-1951.

1939. - Trupat sovjetike arritën kufirin me Hungarinë dhe pushtuan qytetin Vilna të Polonisë.

1941. - Ushtria gjermane pushtoi Kievin mbas 45 ditë luftime. Në të njëjtën ditë, në Iran, trupat britanike pushtuan Teheranin.

1949. - Me vendimin e Komitetit për turizëm dhe hotilieri të Qeverisë së RP të Maqedonisë është formuar shkolla e mesme shtetërore turistike-hotilierike "Llazar Tanev" në Shkup.

1955. - Rrethuar nga forcat revolucionare, presidenti Huan Peron i Argjentinës, jep dorëheqjen dhe largohet në mërgim.

1957. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen provën e parë bërthamore në Nevada.

1973. - Në Kinë zyrtarisht u bë e ditur se në këtë vend jetojnë 700 milionë banorë.

1985. - 12.000 vetë mbetën të vdekur dhe 40.000 të tjerë u plagosën kur një tërmet goditi Meksiko Sitin dhe zonën përreth. Tërmeti ishte i fuqisë 8,1 sipas shkallës Rihter.

1989. - Një aeroplan francez DC-10 rrëzohet në Sahara gjatë fluturimit nga Brazavili për në Paris, duke shkaktuar vdekjen e 117 personave në bord. Burimet zyrtare dyshuan se shkaku ishte një bombë.

1893. - Zelanda e Re u bë vendi i parë në të cilin të gjitha gratë fituan të drejtë të votimit.

1994. - Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë drejt Marrëveshjes së përgjithshme për dogana dhe tregti (GATT).

1994. - Mijëra trupa amerikane zbarkuan në Haiti në një përpjekje për të rivendosur demokracinë. Komuniste Kineze Jang Zemin doli fitues në kongresin e Partisë, duke u rizgjedhur në krye të saj së bashku me aleatët e tij të ngushtë.

1996. - Republika e Maqedonisë qaset drejt tre konventave të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

1997. - Manjaku amerikan i shtypit Ted Terner deklaroi se do t'i dhuronte Kombeve të Bashkuara rreth një miliard dollarë.

1998. - Në Liberi shpërthyen luftime midis forcave qeveritare dhe përkrahësve të udhëheqësit Rusvelt Xhonson të etnisë Krahn.

1999. - Kancelari gjerman Gerhard Shreder i Partise Socialdemokrate pësoi humbjen më të rëndë në zgjedhjet lokale qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Kjo si rezultat i fitores së kristiandemokratëve në Landin e Saksonisë.

2001. - Shtetet e Bashkuara kërkuan zyrtarisht zbatimin e Traktatit Ndëramerikan për Ndihmë Reciproke (TIAR) me qëllim që t'u bëjnë ballë kërcënimeve të terrorizmit ndërkombëtar që rëndon mbi Amerikën

2003. - Vdiq në moshën 71 vjeçare, legjenda e muzikës kauntri dhe uestern, Slim Dusty. Dusty shkroi këngën e tij të parë në moshën 10-vjeçare dhe regjistroi më tepër se 100 albume. Kënga e tij më e njohur është "The pub with no beer", që u kthye menjëherë në një sukses ndërkombëtar.

2005. - Në Paris vdiq Jacques Lacarrière (Zhak Lakarier), njëri ndër poetët më të mëdhenj bashkëkohor franceze.

2006. - Kryhet grusht shtet në Tajlandë. Ushtria me puç e rrëzoi Qeverinë e Taksin Shinavatras dhe vendosi qeveri të përkohshme, lojale të kurorës. Zëdhënësi zyrtar sqaroi se grisht shteti ka qenë i domosdoshëm sepse Qeveria e miliarderit Taksin Shanavarte e ka sjellë vendin në një krizë serioze. 

Остани поврзан