• сабота, 21 септември 2024
Në ditën e sotme

21 shtator 2024 (MIA)

- Sot është Dita Botërore e Paqes

1066. - Mbreti norvegjez, Harald III Hardrada, mund milicinë britanike.

1327. - Mbreti Eduardi II i Anglisë u vra në kështjellën e Berkleit. Vendin e tij e zuri i biri Eduardi III.

1415. - Lindi Perandori i Shenjtë Romak Frederiku III.

1452. - Lindi reformatori italian dhe anëtar i urdhrit Domenikan Girolamo Savonarola. U bë udhëheqës i Florencës në vitet 1494-1497.

1520. - Sulejmani i Madhërishëm e mori fronin turk pas vdekjes së babait të tij Sulejmanit të Parë.

1645. - Lindi Louis Juliet, franko-kanadezi që zbuloi pjesët veriore të lumit Misisipi, gjirin Hudson dhe bregun e Labradorit.

1746. - Në Indi, francezët nën udhëheqjen e Admiralit La Bourdonnais u morën anglezëve Madrasin.

1792. - Kongresi Nacional Francez shfuqizon monarkinë.

1832. - Vdiq në moshën 62-vjeçare Walter Scott, novelist dhe poet skocez.

1866. - Lindi H.G.- Herbert George Wells, autor anglez, pionier i letërsisë fantastiko-shkencore. I njohur për "War of Worlds", vizioni i tij për një pushtim të Tokës nga marsianët.

1867. - Lindi Henry Lewis Stimson, sekretar lufte i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai i sugjeroi presidentit Truman hedhjen e bombave atomike në Japoni.

1874. - Lindi Gustav Theodore Holst, kompozitor suedez.

1879. - Përfaqësuesit e popullit iu drejtuan Kongresit të Berlinit dhe Fuqive të Mëdha me një dokument të nënshkruar ne 21 shtator. Vala e protestave u përhap në të gjitha trojet shqiptare. Të gjitha këto protesta, memorandume, vendime u nënshkruan nga Dedë Gjo Luli, në mbrojtje të trojeve nga ushtria malazeze.

1939. - Në Rumani, kryeministri Kalinesku u vra nga fashisti Iron Guard.

1957. - Vdiq Mbreti i Norvegjisë Haakon VII, i pasuar nga biri i tij Olav V.

1964. - Malta u bë e pavarur pas 164 vjet nga sundimi britanik.

1974. - Vdiq aktori amerikan Wakter Brenan. Ai ishte i pari aktor që fitoi tre çmime të Akademisë për rolet e tij në filmat Western.

1978. - Nigeria shpalli kushtetutën e saj të re.

1990. - Vdiq Ministri reformator i Mbrojtjes në Republikën e Kinës, Xu Xianqian.

1992. - Vatikani dhe Meksika vendosën marrëdhënie diplomatike të plota

1996. - Vdiq Dorothy Lamour, aktore amerikane. Ishte e mirënjohur për rolin e saj në filmin "Road".

1999. - Një tërmet 7.6 ballë në shkallën Rihter tronditi Taivanin, duke lënë të vdekur rreth 2 321 persona dhe të plagosur 8.712 të tjerë.

1998. - U vra në mënyrë enigmatike Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi. Ai sapo kishte zbritur nga makina dhe po hynte në banesë, kur u qëllua tri herë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

2001. - Vdiq në moshën 92-vjeçare e mbijetuara e fundit e anijes "Lusitania", mbytja e së cilës solli hyrjen e Amerikës në Luftën e Parë Botërore.

2003. - Në provincën Hunan në Kinën Qendrore 70 nxënës të një shkolle të mesme helmohen nga ushqimi.

2007. - Vdiq Petar Stamboliq, funksionar shumëvjeçar në kohën e Josip Broz Titos. 

###

Остани поврзан