Në ditën e sotme
- 1610. - Mbreti francez Anri i Katërt, monarku i parë nga dinastia Burbon, në Paris u vra nga një fanatik fetar katolik.

14 maj 2025 (MIA)
1610. - Mbreti francez Anri i Katërt, monarku i parë nga dinastia Burbon, në Paris u vra nga një fanatik fetar katolik.
1796. - Mjeku anglez Eduard Xhener me sukses vaksionoi një fëmijë tetëvjeçar kundër lijës, duke vendosur atëherë themelet e imunimizimit modern.
1811. - Republika e Paraguai e fitoi pavarësinë. Ishte koloni spanjolle nga viti 1537.
1912. - Vdiq shkrimtari suedez Johan August Strinberg, person më kontraverz në letërsinë suedeze.
1940. - Gjermanët e bombarduan Roterdamin. Në këtë rast e humbën jetën rreth një mijë persona.
1963. - Kuvajti u bë anëtar i OKB-së.
1973. - Lansohet laboratori i parë kozmik amerikan "Skajlab I".
1990. - Në Paris janë hapur Lojërat Olimpike të Dyta moderne, në të cilat për herë të parë femrave u është lejuar të marrin pjesë.
1998. - Në Los-Anxhelos vdiq Frenk Sinatra, këngëtar dhe aktor legjendar amerikan. Lindi në Hobikin, Nju-Xhersi, më 12 dhjetor të vitit 1915.
2002. - Shefat e diplomacive të NATO-s dhe të Rusisë nënshkruan marrëveshje për formimin e Këshillit NATO-Rusi për shkak të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizimit dhe pengimit të përhapjes së armëve për shkatërrim masiv.
###