• петок, 27 септември 2024

Mundësi të vogla që Trampi të takohet me Zelenskin gjatë vizitës së tij në SHBA

Mundësi të vogla që Trampi të takohet me Zelenskin gjatë vizitës së tij në SHBA

Nju-Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - Mundësitë janë të vogla për një takim mes ish presidentit amerikan dhe kandidatit republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Donald Tramp dhe presidentit të Ukrainës, Vollodimir Zelenskit, gjatë vizitës së presidentit të Ukrainës në SHBA.

Pas fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, Zelenski do të ketë takime dypalëshe me presidentin e SHBA-së, Xhozef Bajden dhe me nënpresidenten amerikane dhe kandidaten demokrate, Kamala Harris, publikoi Politiko.

Javën e kaluar Tramp publikoi se "me siguri" do të takohet me Zelenskin gjatë vizitës së presidentit ukrainas në SHBA.

Megjithatë, një përfaqsues zyrtar nga selia zgjedhore e Trampit dje për Politiko konfirmoi se një takim i tillë nuk u caktua. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан