• четврток, 27 февруари 2025

MPJ: Nëntë ambasadorë janë njoftuar për përfundim të mandatit, të pasakta informacionet e publikuara në një pjesë të portaleve

MPJ: Nëntë ambasadorë janë njoftuar për përfundim të mandatit, të pasakta informacionet e publikuara në një pjesë të portaleve

Shkup, 27 shkurt 2025 (MIA) - Lidhur me informacionet që këtë mëngjes janë publikuar në një pjesë të internet potaleve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informuan se bëhet fjalë për konstatime të pasakta, të cilat nuk korrespondojnë fare me gjendjen faktike, njftoi MPJ-ja pasi që një pjesë e mediave këtë mëngjes publikuan se janë revokuar tetë ambasadorë.

"Sa i përket procedurës për tërheqjen e një numri të caktuar ambasadorë, ju njoftojmë se Ministria është në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me Kabinetin e Presidentes së Shtetit. Nëpërmjet sistemit zyrtar të komunikimit të brendshëm, deri më tani nëntë ambasadorë janë njoftuar për përfundimin e mandatit të tyre. Në periudhën e ardhshme presidentja pritet të nënshkruajë dekretet për tërheqjen e tyre", thonë nga MPJ.

Ministria thekson se i gjithë koordinimi dhe komunikimi institucional, përfshirë atë me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, bëhet ekskluzivisht përmes një sistemi të brendshëm të mbrojtur dhe jo përmes postës elektronike.

Ata theksojnë se kohët e fundit në rrjetet sociale dhe në disa media po shfaqen shpesh foto të fabrikuara dhe të pasakta të komunikimit të pretenduar me e-mail mes punonjësve të Ministrisë.

"Për zbardhjen dhe përpunimin e duhur të këtyre dukurive, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme tashmë ka paraqitur një raport dhe ka kërkuar ndërhyrje nga Sektori i Krimit Kibernetik pranë MPB-së", thotë Ministria.

Në këtë rast Ministria u bën thirrje mediave para publikimit të çdo informaconi të ndërlidhur me kompetencat dhe punën e Ministrisë, që parapakisht ta verifikojnë origjinalitetin dhe besueshmërinë.

Më parë mediat raportuan se ambasadorët Meto Beleski, Bruksel, Katerina Stavrevska, Londër, Zeqir Ramçiloviq, Podgoricë, Pajo Aviroviq, OSBE, Emil Kërstevski, Pragë, Jakup Rexhepi, Sarajevë, Agneza Rusi, Sofje, Xhenk Sejfulla, për shkak të mosplotësimit të nenit 39 të Ligjit për punë të jashtme, për shkak se nuk i kanë përfaqësuar tezat e tyre diplomatike para Komisionit parlamentar për politikë të jashtme përpara se të emërohen si ambasadorë. mb/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан