Moti sot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me mjegull në orët e mëngjesit
- Moti sot në orët e mëngjesit do të shoqërohet me paraqitjen e mjegullës në lugina. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, përveç në pjesët juglindore ku do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimor, njoftoi DPHM.
Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot në orët e mëngjesit do të shoqërohet me paraqitjen e mjegullës në lugina. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, përveç në pjesët juglindore ku do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimor, njoftoi DPHM.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri 15 gradë.
Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës së lehtë. Gjatë ditës mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa maksimalja do të arrijë 11 gradë.
Deri në fund të javës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e presionit të lartë ajrit, i cili do të sjellë mot stabil dhe relativisht të ngrohtë. Në disa lugina, gjatë orëve të paradites dhe natës, do të ketë paraqitje mjegulle. qa/
Foto: MIA