Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, prej nesër më ngrohtë
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa paradite nëpër disa lugina do të ketë mjegull. Sinoptikët paralajmërojnë shi të dobët lokal në pjesët veriperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.
Shkup, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa paradite nëpër disa lugina do të ketë mjegull. Sinoptikët paralajmërojnë shi të dobët lokal në pjesët veriperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 15 gradë.
Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë natës do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 12 gradë.
Nën ndikimin e shtypjes së lartë ajrore gjatë javës së re të punës moti do të jetë i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë. Në orët e paradites dhe të natës nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe atje temperatura do të jetë më e ulët. sa/
Foto: MIA arkivi