• вторник, 15 јули 2025

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë

Shkup, 20 qershor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie me paraqitje të bubullimës. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 11 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bie në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 35 gradë.

Në ditët e fundjavës, siç informuan nga DPHM, moti do të jetë stabil dhe pak më i freskët dhe do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e hëna do të vazhdojë periudha e motit stabil, kryesisht me diell dhe i nxehtë me rritje të temperaturave. sa/

foto: MIA

Остани поврзан