Ministri britanik: Ukraina është para një "momenti vendimtar" përpara bisedimeve në Londër
- Ukraina përballet me një "moment vendimtar", ndërsa presidenti Volodimir Zelenski përgatitet të vizitojë Londrën për bisedime mbi propozimet e paqes, tha një ministër i lartë britanik.
Londër, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Ukraina përballet me një "moment vendimtar", ndërsa presidenti Volodimir Zelenski përgatitet të vizitojë Londrën për bisedime mbi propozimet e paqes, tha një ministër i lartë britanik.
Presidenti ukrainas nesër do të takohet me kryeministrin britanik Kir Starmer në Londër, së bashku me presidentin francez Emanuel Makron dhe kancelarin gjerman Fridrih Merc.
Takimi i tyre vjen në kushte të bisedimeve të vazhdueshme midis përfaqësuesve ukrainas dhe amerikanë për një plan të mbështetur nga Uashingtoni për t'i dhënë fund luftës.
Ministri në Kabinetin britanik, Pet Mekfejden, sot deklaroi se siguria dhe vetëvendosja e Ukrainës do të jenë "në zemër" të diskutimeve të liderëve.
"Parimi pas bisedimeve do të jetë që Ukraina të mund të vendosë vetë për të ardhmen e saj. Ky është një moment vërtet vendimtar tani. Të gjithë duan që lufta të përfundojë, por ata duan që ajo të përfundojë në një mënyrë që i jep Ukrainës një zgjedhje në të ardhmen. Pra, kjo nuk do të thotë vetëm një fund të luftës, por do të thotë garanci sigurie për Ukrainën në të ardhmen, jo një organizatë krejtësisht pavetësor që nuk mund të vendosë vetë për të ardhmen e saj", deklaroi ai për Skaj njuz.
Britania e Madhe vazhdimisht është angazhuar për çdo marrëveshje paqeje të përfshijë garanci sigurie për Ukrainën, si nga SHBA-ja ashtu edhe në formën e një "koalicioni të të përgatiturve" të udhëhequr nga Britania dhe Franca, raportoi DPA.
Starmeri muajin e kaluar u bëri thirrje liderëve të koalicionit të forcojnë angazhimet e tyre ndaj paqeruajtësve të mundshëm që mund të vendosen në Ukrainë në rast të një armëpushimi.
Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë mundësinë e stacionimit të trupave aleate në Ukrainë dhe vazhdon të kërkojë sipërfaqe të mëdha të territorit ukrainas në këmbim të paqes.
Takimi i nesërm vjen gjithashtu pas disa ditësh bisedimesh midis përfaqësuesve amerikanë dhe ukrainas, ndërsa Shtëpia e Bardhë i bën presion Kievit që të pranojë një marrëveshje. Negociatorët në Florida pranuan se çdo "përparim i vërtetë" do të varet "nga gatishmëria e Rusisë për të demonstruar një angazhim serioz për paqe afatgjatë".
Mekfejdeni sot deklaroi se Ukraina mund të mbështetet në "solidaritet të fortë" nga Mbretëria e Bashkuar dhe theksoi se çdo zgjidhje nuk duhet të "shpërblejë agresionin rus".
Foto: DPA