
14 maj 2025
Shkup – Kuvendi do t’i mbajë mbledhjet 47 dhe 48. (Salla “Maqedonia”/11:0)
Shkup – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të mbajë takim me Karen Pirs, i dërguar special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. (Kabineti i vjetër/10:00)
Shkup – Kryetari i Qeverisë Hristian Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gur themelit të sallës sportive shkollore në objektin rajonal të SHF “Goce Dellçev” në fshatin Lisiçe e Poshtme, Komuna Aerodrom, (10:45 /është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat)
Tetovë – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti do të marrë pjesë në fillimin e rikonstruimit dhe zgjerimit të rrjetit primar të ujësjellësit në lagjen Jashtëvardar të Tetovës, e cila është pjesë e projekteve të financuara përmes nënprogramit AA – Projekte infrastrukturore në komunat për viti 2024. (Lokacioni:https://maps.google.com/maps?q=41.99062728881836%2C20.965866088867188&z=17&hl=en /11:00)
Shkup – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Lesli Miler, do të flasin në konferencën “Garancia për fëmijë - instrument për çrrënjosje të varfërisë dhe përjashtimit të fëmijëve”. (h.”Holidej in”/11:00)
Shkup – Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski do ta hapë konferencën rajonale “Sfidat në sferën e punës dhe gjithpërfshirjes sociale të personave me nevoja të veçanta në Ballkanin Perëndimor”. (h. “Limak”/11:30)
Bruksel – Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral major Sashko Lafçiski, në selinë e NATO-s në Bruksel do të marrë pjesë në konferencën e Komitetit Ushtarak të NATO-s në format të shefave të shtatmadhorive.
Shkup – Mbledhje e Këshillit Gjyqësor të RMV-së. (Këshilli Gjyqësor/10:00)
Shkup – Këshilli i Investitorëve të Huaj në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut organizon diskutim në temën: “Në kohë të turbulencave në tregtinë globale dhe në rrjedhat financiare: Rruga përpara për ekonominë e Maqedonisë së Veriut”. (Oda Ekonomike, salla 4, kati 5/13:00)
Shkup – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu do të marrë pjesë në pranim dorëzimin e donacionit me karroca invalidore nga kompania “Marmaris” për Spitalin Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair. (Spitali gjinekologjik “Nëna Terezë”/10:00)
Shkup – Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik organizon panel diskutim me Osman Arsllan, drejtor i përgjithshëm i Halkbank Turqia, në temë: “Sistemi global bankar dhe e ardhmja e bankave në Turqi dhe Ballkan”. (Hapësirat e Universitetit/ IBU Blue Amphi / 14:00)
Shkup – Konferencë për media me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes – 15 Maji i SOS Fshati i fëmijëve. (Kafe bar NEST/12:00)
______________________________________________________________________________________________________
МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe më pas nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara