• петок, 27 септември 2024

Mbi 22.000 njerëz nga Libani kanë mbërritur në Siri

Mbi 22.000 njerëz nga Libani kanë mbërritur në Siri

Damask, 26 shtator 2024 (MIA) - Pas intensifikimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë javës më shumë se 22.000 njerëz nga Libani kanë mbërritur në Siri.

Sipas një përfaqësuesit të paemëruar sirian të sigurisë, më shumë se 6.000 libanezë dhe rreth 15.000 sirianë e kanë kaluar vendkalimin kufitar Jdeidet Iabus (në Liban i njohur si Masna).

Ndërsa përmes vendkalimit tjetër kufitar nga Libia në Siri kanë kaluar rreth 1.000 libanezë dhe 500 sirianë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

Остани поврзан