• недела, 22 септември 2024

Mëngjesi i freskët, nxehtë gjatë ditës, temperatura deri 28 gradë

Mëngjesi i freskët, nxehtë gjatë ditës, temperatura deri 28 gradë

Shkup, 22 shtator 2024 (MIA) – Në mëngjes më nxehtë, ndërsa gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe relativisht i nxehtë me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë të ndryshueshme. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 28 gradë, informojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike. 

Në Shkup, gjithashtu, mëngjesi më i freskët, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Sipas paralajmërimeve, temperatura minimale do të bie deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 27 gradë.

Mot i ngjashëm na pret edhe nesër, përderisa për të martën dhe të mërkurën, janë paralajmëruar vranësira kalimtare me reshje lokale të shiut, në disa vende të rrëmbyeshme, me kushte për paraqitje të bubullimave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан