• вторник, 09 декември 2025

Kryeministri hungarez nesër në Ankara në bisedime me Erdoganin

Kryeministri hungarez nesër në Ankara në bisedime me Erdoganin

 Budapest, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe një delegacion i lartë qeveritar do të udhëtojnë nesër për në Turqi, bëri të ditur sot drejtori për Komunikime të Qeverisë turke, Burhanetin Duran.

 Vizita po realizohet me ftesë të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ndërsa Orbani do të marrë pjesë në sesionin e shtatë të Këshillit të Lartë Turqi-Hungari për Bashkëpunim Strategjik, njoftoi Duran në rrjetin social turk NSosyal.

 Durani paralajmëroi se të dyja palët do të shqyrtojnë të gjitha aspektet e partneritetit të thelluar strategjik dhe do të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet aktuale rajonale dhe globale.

 Sipas tij, pritet që të nënshkruhen më shumë marrëveshje që do të forcojnë kornizën kontraktuale të marrëdhënieve dypalëshe.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан