Koshta: BE-ja duhet të nxjerrë mësime nga strategjia e re amerikane, marrëdhëniet kanë ndryshuar
- – Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të nxjerr mësime nga strategjia e re amerikane për siguri kombëtare.
Paris, 8 dhjetor 2025 (MIA) – Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të nxjerr mësime nga strategjia e re amerikane për siguri kombëtare.
“Duhet të përqendrohemi në ndërtimin e Evropës e cila duhet ta kuptojë se marrëdhëniet mes aleatëve dhe aleancave pas Luftës së Dytë Botërore kanë ndryshuar”, deklaroi Koshta në një ngjarje në Paris.
Koshta ashpër i kritikoi konstatimet se në Evropë censurohet liria e fjalës, si dhe miratimi i “ndikimit në rritje të partive evropiane patriotike”, siç bën të ditur strategjia amerikane.
"Ajo që nuk mund ta pranojmë është ky kërcënim për ndërhyrje në jetën politike të Evropës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t'i zëvendësojnë qytetarët evropianë në vendosjen se cilat parti kanë të drejtë dhe cilat e kanë gabim", tha Koshta.
“SHBA-ja nuk mund ta zëvendësojë Evropën në vizionin e saj për lirinë e fjalës”, tha ai, duke shtuar se “historia jonë na ka mësuar se nuk ka liri fjale pa liri informacioni”.
Koshta e kritikoi ndikimin e disa kompanive amerikane teknologjike, duke thënë se “nuk do të ketë liri të fjalës nëse liria e informimit të qytetarëve sakrifikohet për mbrojtje të oligarkëve teknologjikë të SHBA-së”.
Koshta, i cili është përgjegjës për arritjen e kompromiseve mes liderëve të BE-së, por edhe për marrëdhëniet e bllokut me liderët ndërkombëtarë, ju bëri thirrje evropianëve të vazhdojnë me fuqizimin e përpjekjeve në mbrojtje, thekson DPA.
“SHBA-ja mbetet aleate e rëndësishme. SHBA-ja është partner i rëndësishëm ekonomik. Por Evropa jonë duhet të jetë sovrane në këtë drejtim. Kjo ka pasoja edhe nga pikëpamja e sigurisë sonë dhe nga pikëpamja ushtarake”, tha ai.
Koshta deklaroi se Evropa duhet të mundet ta zëvendësojë SHBA-në në udhëheqjen e NATO-s në të ardhmen e afërt.
Strategjia e Sigurisë së SHBA-së, gjithashtu, tregon se interesimi i Uashingtonit për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë nuk është vetëm paqe e drejtë dhe e përhershme, por fund i armiqësive për rivendosje të lidhjeve me Moskën.
Koshta paralajmëroi se shumë liderë evropianë menduan se kanë lidhje të mira me Rusinë derisa lufta nuk ua mësoi të kundërtën.
“Besoj se askush nuk mund ta injorojë faktin se nuk mundemi të kemi lidhje të qëndrueshme me Rusinë, sepse Rusia mbetet kërcënim për sigurinë tonë”, përfundoi Koshta. fc/
Foto: Aleksandros Mihailidis/ Këshilli Evropian/DPA