• вторник, 15 јули 2025

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, në VK Bogorodicë pritet rreth 40 minuta nga ana e Maqedonisë

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, në VK Bogorodicë pritet rreth 40 minuta nga ana e Maqedonisë

Shkup, 20 qershor 2025 (MIA) - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, informuan nga LAMM, pritja nga ana e Maqedonisë është rreth 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  sa/

Foto: MIA

Остани поврзан