• вторник, 09 декември 2025

Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral - major Gregori Najt për vizitë në vend

Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral - major Gregori Najt për vizitë në vend

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) – Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit federal amerikan Vermont, gjeneral-major Gregori Najt, prej sot e deri më 11 dhjetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. 

Siç bëri të ditur ARM, pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjenerali Najt do të takohet me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral - major Sashko Lafçiski, dhe me ministrin e Mbrojtjes, Vlado Misajllovski.

Gjatë qëndrimit, sipas agjendës, është paraparë edhe takim me presidenten e shtetit dhe komandante supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska – Davkova, si dhe me kryetarin e Qeverisë, Hristijan Mickoski.

Në kuadër të vizitës, siç informojnë nga ARM, komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit do ta vizitojë edhe Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” në Shkup, ku janë paraparë takime me udhëheqësinë e Akademisë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан